Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu rreth orës 10:00 të së dielës në fabrikën e riciklimit të mbetjeve jo të ngurta në zonën e Kasharit në Tiranë.

Zjarri ishte aq i fortë se retë e tymin u bënë të dukshme në të gjithë Tiranës dhe rrehtinat.
Për rreth tre orë, forcat zjarrfikëse nga Tirana dhe Vora,

të ndihmuara edhe bote uji nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Tiranë kanë luftuar flakët e zjarrit të shkaktuara nga plastika, çka do të thotë se ndotja e ajrit në zonë është tejet e madhe.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 7 forca zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, ndërsa prefektja Suzana Jahollari kërkoi ndihmën edhe të tre zjarrfikëseve të ushtrisë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Banorët e zonën shprehin shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikon banesat e tyre, përveç ndotjes që është tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës.

Kreu i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Gonxhaj, deklaroi rreth orës 11:00 se për momentin, forcat e fikjes së zjarrit po përqendrohen për të parandaluar përhapjen e flakëve në magazinën ngjitur të fabrikës së riciklimit.

Ai shtoi se kompania nuk ka marrë masa për sistemin e mbrojtjes nga zjarri.
Rreth një orë më vonë, Gonxhaj dha lajmin e mirë sipas të cilit zjarri ishte vënë nën kontroll duke mos rrezikuar bizneset aty pranë, ndërsa po punohej për shuarjen përfundimtare të tij.

Duke qenë se zjarri është tejet i madh është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve nga Kruja dhe nga Durrësit.

Në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.Ende nuk dihen motivet e zjarrit të madh që lëshon shtëllunga të mëdha tymi në ajër.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale.

Megjithëse pranë vatrës së zjarrit kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, situata nga zjarri vazhdon të jetë e nderë.

Njoftimi i policisë Tiranë:Me datë 22.04.2018, rreth orës 10:00, në Kashar, në një magazinë ka rënë zjarr.

Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku po punohet për fikjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Artikulli paraprakARRESTOHEN NË RINAS DY SHTETAS TURQ, PO SHKONIN DREJT LONDRËS
Artikulli tjetërDERI 600 MIJË EURO FITIME, GODITET RRJETI QË ÇONTE SHQIPTARË NË FRANCË