Lëvizja studentore “Dhjetor 1990” nderoi me titullin “Lis i Artë i Kombit” dy figura të shquara të klerit Dom Mikel Koliqi dhe Hafiz Sabri Koçi, në një aktivitet të zhvilluar në mjediset e hotel “Colosseo” në Shkodër. I pranishëm ishte kryetari i PD Lulzim Basha i cili tha se kleri dha një kontribut të madh deri në çlirimin e Shqipërisë nga diktatura komuniste.

Kryetari i lëvizjes studentore Ilir Dizdari tha se titulli “Lis i Artë i Kombit” për Dom Mikel Koliqin dhe Hafiz Sabri Koçin vjen nga shpirti i popullit shqiptar për kontributin e këtyre dy figurave të klerit.

Familjarët e dy klerikëve falenderuan për këtë titull.Një mesazh dha edhe zëvendës Myftiu i Shkodrës Arben Halluni.

Nderimi i dy figurave të klerit erdhi në këtë nëntor, muaj në të cilin nga Shkodra nisi rihapja e kishave dhe xhamive në vitin 1990 pas afro 5 dekadave nën sistemin e diktaturës komuniste duke rikthyer jo vetëm lirinë e besimit por edhe demokracinë në vend.

Artikulli paraprakMINISTRJA KUMBARO: 2024 VITI I PYJEVE, T’I MBROJMË
Artikulli tjetërELVIS PLORI DREJT SHKARKIMIT NGA VLLAZNIA