Ata të cilët po vuajnë më së shumti fenomenin e përmbytjes janë fermerët.
Shiu i rënë i ka shkaktuar përmbytjen e serave dhe tokave bujqësore.Përroi ka dalë nga shtrati duke dëmtuar të gjitha prodhimet sezonale.Banorët e fshatit Velinaj dhge lagjes Dodaj në njësinë administrative Ana e Malit tregojnë se kanë investuar miliona në tokat e tyre bujqësore dhe se tashmë janë kthyer në të pashpresë Sipas banorëve komuniteti i këtij fshati ka ngritur shqetësimet disa hërë në institucionet përgjegjëse, përsa i përket problemeve që hasin si mungesa e infrastrukturës rrugore si dhe bllokimi i kanaleve kulluese.Banorët ndihen të dekurajuar pasi prej vitesh tokat dhe banesat e tyre përmbyten duke i shkaktuar dëme të mëdha dhe kosto të lartë për ekonominë e tyre familjare.Tashmë këta banorë ndihen të pambrojtur duke qënë se investimet me shirat e para treguan jo eficencën e tyre.