Infrastruktura e dobet dhe mungesa e invetimeve po prek edhe te vdekurit.

Ka mjaftuar shiu I nje dite me pare qe disa varreza te rrethohen nen uje dhe balte.Pamjet I perkasin varrezave te stom golemit dhe rruges e cila sherben edhe per banoret e kesaj zone te cilet e frekuentojne cdo dite.Per tju shmangur ujit mjaft qytetare theksojne se dtyrohen te kalojne permbi varre, ndersa vene theksin tek mungesa e vemendjes se pushtetit vendor. Banoret e fshatit Golem rrefejne se kane tentuar ta shtrojne vete kete aks me fonde private por jane akuzuar nga punonjesit perkates per dhunim varrezash edhe pse keta te fundit insfrastrukturen duhet ta kishin permiresuar disa kohe me pare.Mungesa e nje levizje normale detyron kalimtaret te hypin mbi pllakat e te vdekurve dhe kjo menyre sigurisht ka pasur pasojat e saj.Mjaft mermere te varreve jane demtuar pasi nuk perballojne dot peshen e rende qe ushtrohet gjate gjithe dites nga kalimtare te ndryshem.Gjate ketij sezoni dimeror harta e varrezave te permbytura ka qene me e madhe ne dite shirash pavaresisht vendosjes se nje shtrese cakulli e cila nuk mund te perballoje dot intensitetin e larte te reshjeve.

Artikulli paraprakHALILI: VOTIMI I DELEGATËVE TË FRESH JO SPOSTIM I TË VJETËRVE
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, ALUDIME PËR SKENARE NË KATEGORINË E PARË