Dhoma e Avokatisë ka nisur një sërë trajnimesh me avokatët në gjithë vendin për prezantimin e Udhërrëfyesit të Gjykatës Kushtetuese mbi ankimimin Kushtetues Individual në rastet kur individëd nuk gjejnë zgjidhje për një problem në shkallët e tjera të gjyqësorit. Ky trajnim i zhvilluar në Shkodër, po bëhet edhe në kuadër të ndryshimeve ligjore në Kodet Penale, Civile dhe Administrative shprehet kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia. Nisur nga mangësitë që ka reforma në drejtësi, vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë shumë probleme thotë Haxhia dhe evidentimi i këtyre shkeljeve është i rëndësishëm.

Dhoma e Avokatisë i cilëson të njëanshme, të frikësuara dhe me një nivel të lartë papërgjegjshmëria gjykatat në vendimet që japin ndaj të gjitha shkeljet proceduriale po mblidhen për t’i bërë të ditura në institucionet përkatëse të drejtësisë.

Udhërrëfyesi i Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me rastet kur gjykatat e tjera cënojnë interesat dhe të drejtën e një individi.

Në këtë trajnim të Dhomës së Avokatisë u fol edhe për Drejtësinë Miqësore për të miturat, Kodin Penal për të miturit dhe luftën si një detyrim ligjor kundër pastrimit të parave.

Artikulli paraprakMBI 25 MIJË VIZITORË NË MUZETË E SHKODRËS
Artikulli tjetërVLLAZNIA FUTSALL, OBJEKTIV FITIMI I TROFEVE