“Aksioni i tatim-taksave në luftën ndaj informalitetit ka futur më shumë Shqipërinë në një krizë dhe situatë të vështirë ekonomike”. Ky është përceptimi i dhomës së tregtisë që shprehet nga specialistja Albana Laknori.
LAKNORI: KRIZA EKONOMIKE KA PREKUR SHUMË SEKTORË
Në krizë ekonomike thotë specialistja Laknori janë shumë sektorë të ndryshëm që janë goditur nga kjo tukrrje e menjëhershme.
DHOMA E TREGTISË: TË PËRSHPEJTOHET RIMBURSIMI I TVSH
Laknori shprehet se formalizimi i bizneseve është e vetmja mundësi por nga ana tjetër qeveria duhet të marrë disa masa lehtësuese siç mund të jetë rimbursimi i TVSH-së në një kohë shumë më të shpejtë dhe jo pas 6-muajsh.
Dhoma e tregtisë është një prej institucioneve më të rëndësishme në vend i cili njeh në detaje situatën e vështirë ekonomike dhe problemet që po hasin bizneset si shkak i aksionit të vrullshëm për luftën ndaj informalitetit.