Një ambjent I ri është inauguruar në shtëpinë e fëmijëve 0-5 vjeç në Shkodër. Bëhet fjalë për dhomën terapeutike “Kyree” të rikonstruktuar nga modelja shkodrane Angela Martini në bashkëpunim me deputeten Edona Bilali dhe bashkinë Shkodër. Drejtorja e këtij institucioni Angjela Radovani tregon rëndësinë që ka ky ambjent I ri për fëmijët resident.

Modelja shkodrane, Angjela Martini u shpreh se kjo ishte një dhuratë e menduar prej kohësh me rastin e festave të fundvitit.

Ndërkohë, deputetja Edona Bilali falenderoi modelen Angela Martini për këtë bashkëpunim të radhës.

Inaugurimi I dhomës Kyree ka qenë I nevojshëm për trajtimin e problematikave të ndryshme që mund të shfaqin fëmijët resident në këtë institucion.

Artikulli paraprakÇIKLIZËM/ ‘GIRO D’ITALIA’ 2025 FILLON NGA SHQIPËRIA ME TRE ETAPA, KRYEMINISTRI RAMA DHE ORGANIZATORËT PREZANTOJNË DETAJET
Artikulli tjetërJA AKSET MË PROBLEMATIKE NË VEND, POLICIA APEL DREJTUESVE TË MJETEVE