Rikthehen episodet e dhunës në futboll. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në futbollin meksikan, aty ku ndeshja mes San Luis dhe Queretaro prodhoi akte barbare dhune.
Pesë minuta para se të përfundonte takimi, i cili kryesohej 2-0 nga miqtë e Queretaro, tifozë vendas nisën të sulmonin me mjete të forta lojtarët kundërshtarë, ndërsa goditen me shufra, rripa dhe shkopinj tifozët kundërshtarë.
Mediat vendase raportojnë se të paktën 37 persona u plagosën gjatë përleshjeve, disa prej të cilëve futbollistë. Pas 43 minutash ndërprerje, policia vendosi nën kontroll turmën, ku më pas u bë e mundur edhe largimi i lojtarëve të Queretaro.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, Liga Meksikane lëshoi një deklaratë ku dënon dhunën dhe u bën thirrje autoriteteve dhe Federatës së Futbollit Meksikan të hetojnë situatën dhe të vendosin sanksionet e duhura për protagonistët.