Dhunë ndaj gazetarëve, dhunë ndaj fermerëve të duhanit, e së fundmi edhe dhunë ndaj punëtorëve të thjeshtë, kjo është siguria publike që Policia e Shkodrës I ofron qytetarëve të saj. Ky është zbatimi I ligjit nga xhandarët e kësaj qeveri të cilët janë kthyer në aparat dhune,e shkelës të lirive dhe të drejtave elementare të shtetasve Shqiptar.
Bahri Malja nga fshati Ura e Shtrenjtë është dhunuar nga oficer të policisë, brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë, deri sa ai ka humbur ndjenjat nga dëmtimet e pësuara dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Dhuna ndaj tij është një këmbanë alarmi për gjendjen në të cilët ndodhet vendi, ku nuk respektohen as të drejtat më minimale. Ky rast I pa precedent tregon se si Policia e Shtetit e cila është kthyer në një bandë kriminale e cila dhunën e ka mjetin kryesor, duke u kujdesur për çdo gjë e më së paku në sigurimin e rendit dhe qetësisë publike. Bahri Malja është dhunuar pasi është shoqëruar në polici teksa ndodhej në një kamion që transportonte lëndë drusore, duke mos qenë as pronari I kamionit as I lëndës drusore e as drejtues I mjetit por thjeshtë I punësuar. Krimi më I madh I tij ishte se ai ndodhej në atë kamion me dru për të siguruar kafshatën e gojës për vete dhe tre fëmijët e tij të mitur. I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, heqjen dorë nga dhuna ndaj qytetarëve, dhe vënien e saj në shërbim të qytetarit dhe sigurisë së tij. Gjithashtu kërkojmë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, nisjen e menjëhershme të hetimeve për ngjarjen dhe mos lejimin e manipulimit të provave dhe fakteve, duke bërë të mundur nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të policëve dhunues.