Lirohen në sallën e gjyqit, tre futbollistët e Këlcyrës të cilët u prangosën mëngjesin e të hënës për dhunë ndaj arbitrit të takimit Përmeti-Këlcyra luajtur të dielën e shkuar.

Gjyqtari Dritan Hasani, pasi ka dëgjuar argumetat e paraqitura nga prokurori i cështjes Hysen Keta, ka dhënë masën “detyrim paraqitje” ndaj Emilijano Kamberaj, Meleq Xhakollarit e Andi Hinas të cilët në fushën e lojës, ushtruan dhunë ndaj arbitrit të takimit Alvi Pasho. Vetë prokurori i çështjes Hysen Keta, pati kërkuar nga trupi gjykues, masën e dhënë nga gjyqtari.

Të tre lojtarët pasi janë lënë të lirë, janë pritur nga dhjetëra tifozë në ambjentet e jashtme të Gjykatës duke brohoritur.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 48 MIJË METRA KATROR TOKË NË DHERMI
Artikulli tjetërMBARON BURGUN, ARRESTOHET SËRISH HAJDUTI