Mjekët e spitalit të Shkodrës, por edhe ata të QSUT-së kanë dalë edhe sot në protestë, kundër dhunës të ushtruar ndaj kolegëve të tyre.
Në Shkodër puna në spital është ndërprerë përkohësisht, në shenjë solidarizimi, pas rasteve të fundit të dhunës ndaj bluzave të bardha
Mjeket ne Shkoder: Te gjithe duhet ta mirekuptojne punen tone. Nuk eshte e vertete se kemi paga aq te larta. Ndaj nesh ka nisur nje fushate shpifjesh qe duhet te ndalet. Ne nuk mundet te heshtim dhe vetem permes protestave do te kerkojme edhe ne te drejtat tona.
Nuk mund te lejojme as dhunen dhe asgje te ketij lloji. Mos te harrojme se ne 1997 te gjithe u dorezuan dhe vetem mjeket qendruan. Duhet qe te ashpersohet ligji ndaj dhunuesve dhe kjo thirrje shkon edhe per Parlamentin ashtu siç e ka kerkuar edhe ministrja.
Ndërsa në Tiranë, protestës së tyre pritet ti bashkohet edhe zv/ministria e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Edhe ditën e djeshme ata protestuan, duke deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj kërkuan siguri fizike në punën e tyre.
Rasti i fundit në QSUT ishte ushtrimi i dhunës ndaj mjekes specializante që ndodhi javën e kaluar.
Një tjetër problematikë që ngrejnë mjekët specializantë është edhe mungesa e pagësës për periudhën katër vjeçarë të specializimit.