Kryeministri Edi Rama ka dënuar rastin e dhunës ndaj gazetares, e cila u shty dhe rrëzua në tokë bashkë me operatorin nga një efektiv policie. Rama tha se në raste të tilla do të ketë zero tolerancë dhe do të përjashtohet nga radhët e policisë, pasi nuk do të lejohet që të hidhet hije mbi punën e policisë së shtetit.
“Polici që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare hedhin hije mbi punë dhe sakrificat dhe mbi gjithë këto rezultate. Patjetër që çdo njëri prej jush që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë, nuk e meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës së ai/ajo veshin të ketë të tilla skërkala balte që vijnë nga shkelja e
patolerueshme e vijës së sjelljes së policisë së shtetit, prandaj është e arsyeshme të vepron pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit, por është e rëndësishme të theksohet domosdoshmëria që të mbanë parasysh se trupa e policisë së shtetit, figura e tyre është mishërimi i ligjit , nuk kërcënon, nuk shan por ligji vepron”, tha Rama