Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë së fundmi me shumë shqetësim aktin e rëndë të ushtrimit të dhunës ndaj gazetarit audioviziv Elvis Hila në qytetin e Lezhës.

Kërcënimi psikologjik dhe ushtrimi i dhunës fizike ndaj një reporteri në detyrë janë akte të papranueshme, janë cenim i rëndë i standardeve të lirisë dhe pavarësisë së medias.
AMA pret me padurim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij akti të shëmtuar dhe të rrezikshmëm për lirinë e shprehjes. AMA qëndron krah gazetarit Elvis Hila dhe të gjithë kolegëve të redaksive që punojnë me angazhim dhe përgjegjësi profesionale për informimin e publikut.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Artikulli paraprakDAÇIÇ TAKOHET ME HOMOLOGUN E TIJ TURK, I KËRKON TË PËRDORË NDIKIMIN NDAJ KOSOVËS!
Artikulli tjetërPRESIDENTI BEGAJ TAKOHET ME ISABEL SANTOS, NË FOKUS TË BISEDIMEVE RRUGA DREJT BE-SË DHE ZHVILLIMET NË BALLKAN