Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkures në Lezhë, ku u dhunuan gazetari i Star Plus Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij është referuar në prokurori.Ndaj dy autoreve Indrit Ameri 35-vjeç banues në Pllanë dhe Paulin Përgjini 32-vjeç banues në Manati janë ngritura akuzat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyres”.Nën drejtimin e prokurorit Sabri Kastrati, policia ka kryer njësërë veprimesh hetimore, duke administruar çdo provë dhe dëshmi në vendin e ngjarjes, ndërsa vijon puna për prangosjen e dy agresoreve të cilët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes.

Uniformat të Lezhës, të mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, por pa mundur ende që të bien në gjurmet e autoreve.Gazetari Elvis Hila u sulmua fizikisht nga dy përsona teksa ishte me bashkëshorten e tij, ndërsa ngjarje erdhi pas një lajmi të raportuar për dënimin e një përsoni që ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Lezhës, për vepren penale “Falsifikim Dokumentash”.

Dhuna ndaj gazetarit solli reagime të shumta të shumta të përfaqësuesve të politikës në nivel vendor dhe qëndror nga gazetar dhe organizata brenda dhe jashtë vendit.

 

Artikulli paraprakKRIJUAN KAOS DHE BLLOKUAN SEANCËN PLENARE, PS KËRKON PËRJASHTIMIN PËR 10 DITË TË SALI BERISHËS DHE 4 DEPUTETËVE TË TIJ
Artikulli tjetërPËRRENJTË MALOR KËRCËNIM PËR LEZHËN