Qendra e gruas “Hapa te lehte” e ka zgjeruar sherbimin e saj pertej qytetit te Shkodres.
Drejtoresha Alketa Leskaj ben te ditur se prej nje viti kjo qender ofron sherbim edhe ne qytetin e Pukes nepermjet projektit “Oda e Grave”. Sipas Leskajt fenomeni i dhunes ndaj grave ne kete qytet paraqitet ne permasa te frikshme pasi vetem gjate ketij viti jane denoncuar 46 raste. Nderkohe Leskaj apelon ndaj institucioneve shtetrore apo bizneseve te ndryshem qe te ofrojne punesim apo sherbime te ndryshem ndaj kesaj kategorie pasi thekson se problemi ekonomik mbetet factor kryesor ne rritjen e ketij fenomeni gje e cila ka cuar edhe ne shtimin e games se sherbimeve qe ofron kjo qender pasi grate e dhunuara perballen jo vetem me probleme ne mentalitet por edhe me ate financiare dhe integruese ne shoqeri.