Njoftimi i Policisë shërndarë për mediat:

Shkodër Me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në kallëzimin e bërë, shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të. Pasi e ka takuar shtetasin A.K, 45 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, ky shtetas e ka goditur me grushta, me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit të lartpërmendur.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakOLSI GOCAJ RINOVON KONTRATËN ME VLLAZNIN
Artikulli tjetërBRAÇE IRONIZON PD-LSI: SË PARI IKNI NGA PUSHTETI