Një 38 vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga Prek Gjergjin, banues në fshatin Mali Hebe, bashkia Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkatuar dëmtime në fytyrë bashkëshortes së tij A. Gj. 39 vjeçe, e cila ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Shkodër. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Dhunë në Familje”.