Pukë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakPËRPLASET NGA MAKINA DREJTUESI I NJË MOTORI NË AKSIN SHKODËR-LEZHË, NISET ME URGJENCË DREJT TRAUMËS
Artikulli tjetërSHKODËR, TË RINJTË: DËGJONI ZËRIN TONË