Dhuna në familje, gjykata e Tiranës dënon shtetasin gjerman
Dhuna në familje, një nga veprat penale më të përhapura aktualisht në vendin tonë, duket se ka infektuar edhe shtetasit e huaj që vijnë për pushime në Shqipëri. I tillë është rasti i shtetasit gjerman Rudolf Schefer, i cili të premten u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për akzuën e dhunës në familje dhe u dënua me 6 muaj burgim, dënim që megjithatë është pezulluar për një afat prove prej 18 muajsh. Schefer u shpall fajtor se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shqiptare gjatë periudhës së verës, kur kishin ardhur me pushime. Ndonëse marrëdhëniet në çift janë normalizuar dhe ata vazhdojnë jetën së bashku me fëmijët në Gjermani, në Tiranë, Rudolf Schefer është dënuar pasi denoncimet për rastet e dhunës në familje nuk mund të tërhiqen nga pala e dëmtuar.