Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për heqien e gjykimit të shkurtuar për autorët e dhunës në familje, dhe për krimet ndaj të miturve duhet të peshohet mire për të shmangur përballjen e vazhdueshme të viktimave me autorët e këtyre krimeve. Ky ishte rekomandimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili u pyet në komisionin e ligjeve nga deputetja Ermonela Felaj në lidhje me këtë propozim.
“Shpesh nga mënyra si bëjmë ligjet ndjekim emocionet dhe pak herë arsyet dhe harrojmë pse zgjedhje të caktuara janë bërë në një moment të caktuar. Nxitimi për të zhbërë Kodin e Procedurës Penale, ato instrumente që ka dhënë që lehtësojnë prokurorinë dhe gjykatën krijon probleme serioze. Nuk e lidh me këtë vepër penale por në tërësi për sistemin. Ne harrojmë një moment të rëndësishëm do të bjerë efektiviteti, dhe viktima, gra e fëmijë do të përballet në proces me dhunuesin. Për viktimat gra dhe fëmijë është eksperiencë traumatike. Gjykimi i shkurtuar elimonon këtë përvojë aspak ndihmuese për viktimën. Ështe një vendimarrje që duhet peshuar mirë” deklaroi Çela.
Gjykimi i shkurtuar është një procedurë që e bazon procesin në gjendjen që janë aktet e dorëzuara nga prokuroria, duke lexuar në gjyq dëshmitë e dhëna në polici ose në hetime paraprake nga gratë apo fëmijët e dhunuar, duke shmangur kështu përballjen e tyre në gjykatë me autorin. Kryeprokurori u pyet edhe për rastet e qëndrimeve te ndryshme të prokurorëve për çështje me natyrë të njëjtë, por në përgjigjen e tij u ankua indirekt për reduktimin e kompetencave.
“Kemi prokuror që nuk kërkon dënim të caktuar. Reforma është në proces dhe shfaq probleme.
Olsian Çela u pyet edhe për hartën e re gjyqësore port ha se deri tani ajo ka qënë efikase. Sipas raportit të dorëzuar në Kuvend nga kryeprokurori, për vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka qarku i Beratit, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku I Gjirokastrës.