Në mbledhjen e zhvilluar në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës për nënshkrimin e marrëveshjes për Evidentimint dhe Referimin e Rasteve të Dhunës në Familje një rëndësi kanë edhe disa shërbime apo punësimi. Për të ndikuar në uljen e këtyre rasteve të dhunës sipas drejtores rajonale të shërbimit social Valbona Tula një ndihmë janë krijimi i shumë shërbimeve, dixhitalizimi për rastet e dhunës dhe buxhetimi nga ana e bashkive.
Drejtorja rajonale e shërbimit kombëtar të punësimit në Shkodër Rozafa Zmijani shprehet se punësimi i grave të dhunuara por edhe burrave dhunues është i vështirë ndaj kërkohët ndërveprimi i të gjitha institucioneve.
Rastet e dhunës në familje në qarkun Shkodër janë në një rritje të konsiderueshme, raste këto që shtohen edhe nga ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave të cilat denoncojnë më shumë se sa disa vite më parë.