Nje drame me tematike nga dhuna ne familje eshte prezantuar para publikut lezhjan me mesazhe sensibilizuese per te pranishmit. Me skenar dhe regji nga Alket Bushi, drama “Ne kurth” prezanton maredhenien e dhunshme brenda nje familjeje ku pjese e saj jane edhe femijet ndersa paraqet format e dhunes si ajo fizike dhe psikologjike. Aktoret, qe ne fakt jane gjimnaziste dhe nxenes te ciklit te ulet, e kane perjetuar kete drame emocionalisht pasi sipas tyre flitet per nje realitet qe duhet luftuar.
Per ndihmes regjisorin Mario Palokaj, tema e prekur eshte shume e ndjeshme, por realizimi u be shume praktik pasi behej fjale per situata te njohura ne realitetin tone.
Dhuna eshte nje fenomen shqetesues por qe ne fakt ka rritur sensibilitetin gje e cila ka bere qe vetem gjate vitit 2024 te kemi ne Lezhe mbi 100 raste te identifikuara, kjo jo pershkak te rritjes se dhunes por te rritjes se denoncimeve ndaj saj.