Arrestohen në flagrancë 4 persona,të cilët mendohet se kanë lidhje me sherrin e ndodhur në fund të takimit Kamza-Laçi, ku u godit gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti.

Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit janë shtetasit, N.Q., President i Klubit Kamëz; – A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz; – A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz; – E.Gj., tifoz.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza – Laçi. Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

– N.Q., President i Klubit Kamëz; – A.M., Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz; – A.B., Shefi i Klubit Sportiv Kamëz; – E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”. Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.

Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.

Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash.

Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F. “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj. Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.

Pas këtij njoftimi shërbimet e planizuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes.

Në lidhje me sqarim e kësaj ngjarje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë shoqërimet si dhe veprimet hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë personave përgjegjës.

Artikulli paraprakMBYLLEN VOTIMET NË TUZ, PRITEN REZULTATET
Artikulli tjetërFITORJA E SHQIPTARËVE NË TUZ, CAKAJ: REZULTAT HISTORIK!