Dhuna ndaj fëmijës. Prokuroria kërkon 4,5 vjet burg për Anjeza Shabanin e kopshtit “Diren”
Prokuroria i kerkoi gjykates se Tiranes denimin me 4 vjet e 6 muaj burg per Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit te palicensuar te femijeve Diren, qe ishte disa muaj me pare ne qender te nje skandali. Shabani u denoncua ne qershor te ketij viti, permes emisionit “Stop” ne Tv Klan, nga prinderit e nje femije 3 vjeçar, te cilin ajo e dhunonte fizikisht. Prinderit regjistruan aktin e dhunimit te femijes dhe e paraqiten ate ne ekran, per te denoncuar administratoren Anjeza Shabani. Gjate fazes hetimore, e pandehura pranoi dhunen ndaj te miturit, por tha se kjo kishte ndodhur vetem njehere. Ajo akuzohet per shperdorim detyre dhe keqtrajtim te femijes. Anjeza Shabani do te perfitoje ulje te 1/3 se denimit per shkak te gjykimit te shkurtuar. Ne seancen e radhes do te degjohet fjala e mbrojtjes dhe me pas do te jepet vendimi.