Kush hynë në stadiume do të dënohet me 3 vjet burg dhe do të përjashtohet përjetë nga stadiumet. Këtë propozim e ka bërë kryeministri Rama, i cili tha se do të ndryshohet kodi penal.

Rama: Ne do të ndërhyjmë në kodin penal. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe shkel në tapetin e gjelbër është kërcënim për ata që ushtrojnë detyrën.

Kështu që kemi domosdoshmërinë që ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë këtë dënim. Minimumi tre vjet.

Ndëshkime më të rënda sesa 3 vjet u praktikuan në 1989 në Angli për ti dhënë përgjigje përfundimtare dhunës si sport më vete.

Burgimi dhe përjashtimi përjetë nga stadiumi i atij që shkel vijat e bardha do të jetë hapi i parë që do bëjmë me parlamentin.

Artikulli paraprak‘ASNJË FJALË PËR OPOZITËN!’ RUÇI U JEP DEPUTETËVE SOCIALISTË POROSITË PËR SEANCËN E 13 MARSIT
Artikulli tjetërSHKODËR, JA REZULTATET E ANTIKORRUPSIONIT