Partia Demokratike del në këtë deklaratë për shtyp, për të denoncuar hapur sulmin që oficer policie në kundërshtim me detyrat e tyre funksionale po ushtrojnë ndaj punonjësve të medias.
Rasti I kameramanit të Televizionit Rozafa Kristian Troshani është një sulm I hapur ndaj fjalës së lirë! Një sinjal I qartë I dhunës së porositur ndaj misionarëve të së vërtetës. Nuk është rasti I parë kur punonjëst e medias në Shkodër sulmohen, fyhen dhe kërcënohen nga oficer të policisë. Të cilët me pushtetin e uniformës janë sjellë në Shkodër me qëllimin e vetëm të bëjnë të heshtin edhe ata që nuk heshten asnjëherë, mediat! Partia Demokratike I kërkon nga institucionet përkatëse të nis hetimet ndaj oficerëve të policisë për dhunen e ushtruar ndaj punonjësit të medias. Inkurajojmë dhe mbështesim punonjësit e medias në punën e tyre fisnike. Kërkojmë nga ata mos bien pre e provokimeve nga misionar politik të veshur me uniforma polici të deleguar me detyra të caktuara destabilizimi. Por të jenë në shërbim të së vërtetës dhe fjalës së lirë. Ju faleminderit.