Ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, ka reaguar lidhur me përplasjen e një dite më parë të protestuesve me policinë në Rrugën e Kombit.

Përmes një postimi në Twitter, Ambasadori shprehet se dhuna nuk është përgjigje.

“Të trishtuar nga plagët e shkaktuara në incidentin e djeshëm në autostradën e Kukësit. Dhuna nuk është përgjigjja” shkruan Ambasadori.

Policia njoftoi sot se për dhunën gjatë protestës ka arrestuar 23 persona.

Artikulli paraprakFAMILJA DIBRA 12 DITË PA ENERGJI
Artikulli tjetërPROTESTA NË RRUGËN E KOMBIT, PUBLIKOHEN EMRAT E 23 TE ARRESTUARVE