Nëse Policia e Shtetit nuk rikthehet në stadium dhe nëse nuk merren masat për mbarëvajtjen e garës atëherë kampionati shqiptar do të ndërpritet dhe gara do të mbyllet.
Ndërkaq arbitrat kërcënojnë me bojkotim të aktiviteteve futbollistike në vend.Është kjo deklarata për shtyp që ka bërë sot federate shqiptare e futbollit e cila kërkon që në stadium të merren masa nga policia.
Në të njëjtën linjë dhe mjaft i ashpër ishte edhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku i cili tha se shteti nuk ka marrë asnjë masë dhe ka shuar zërat për interpretim të ligjit duke qartësuar se rendi dhe siguria në stadiume është detyrë e Policisë së Shtetit
. Shulku pret reflektim dhe shton se nëse nuk ndryshon diçka atëherë do të ndërpritet kampionati pasi në këtë situatë sipas Shulkut është e pamundur të vazhdohet.