“Djali është rrahur, është sulmuar fizikisht. Ka ardhur me hematoma në trup, të shkaktuara nga goditjet që i ka marrë nga shokët e klasës”. Kështu tregon prind i një nxënësi 14 vjeç, që ndjek mësimet në një nga shkollat fillore të Prishtinës.Duke mos dashur të identifikohet me emër të plotë, ajo thotë se fëmija i saj, “me dhjetëra herë”, ka qenë viktimë e dhunës fizike të ushtruar nga shokët e klasës.
“Unë lutem çdo ditë që fëmija im të vijë shëndosh e mirë nga shkolla. Rri me frikë se mund t’i ndodhë diçka”, thotë Y.K.
Nga Policia e Kosovës konfirmojnë se në shkollat fillore ka shpesh dhunë mes nxënësve, e cila ndodh që përfundon me lëndime të rënda trupore, apo edhe në mënyrë fataleRadio Evropa e Lirë ka arritur t’i sigurojë disa video, ku nxënës të disa shkollave në Prishtinë shihen duke grushtuar njëri-tjetrin në kokë dhe në trup, por ka zgjedhur të mos i publikojë për shkak të pamjeve të ndjeshme. Në Këshillin e Prindërve pranojnë se një pjesë të fajit për këtë e bart ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dhunshme online.
“Instancat e ministrisë kanë kërkuar posaçërisht nga prindërit, por edhe psikologët e shkollave, që të merren më tepër me fëmijët dhe të jenë më të qasshëm në veprimtarinë e tyre, në daljet e tyre në rrugë ose kudo ku shkojnë ata”, kanë thënë nga kjo ministri.
Çfarë bën Qendra për Punë Sociale?
Në Qendrën për Punë Sociale trajtohen rastet më të rënda të dhunës fizike që ndodhin në shkollat fillore në Prishtinë, e që nuk mund të zgjidhen brenda institucionit shkollor.Nga afro 500 raste të natyrave të ndryshme që kjo qendër ka trajtuar në vitin 2022, rreth 70 për qind e tyre kanë pasur të bëjnë me dhunën në shkolla.
“Pothuajse çdo ditë kemi nga një intervenim në rastet e dhunës dhe veprave tjera që ndodhin në shkollat tona”, thotë drejtori Vebi Mujku.Për parandalimin e kësaj dukurie, ai thotë se duhet të angazhohen edhe prindërit.
“Prindërit nuk bëjnë kontrolle të mjaftueshme ndaj fëmijëve të tyre, nuk bëhet kontrollimi i çantave, xhepave… Kemi dhënie të parave pa kontroll”, thotë Mujku.
Sipas tij, ka raste kur nxënësve që kanë sjellje të dhunshme ndaj nxënësve të tjerë në klasë, u ndërrohet klasa apo edhe shkolla.Pse bullizohen ose ngacmohen fëmijët? Në një sondazh që ka realizuar organizata Save the Children Kosova në vitin 2021, 35 për qind e fëmijëve të anketuar kanë thënë se janë ndier të bullizuar ose të ngacmuar për shkak të pamjes së jashtme, aftësisë së kufizuar, religjionit, orientimi seksual, statusit ekonomik dhe arsye të tjera.
Pse bullizohen ose ngacmohen fëmijët?
Në një sondazh që ka realizuar organizata Save the Children Kosova në vitin 2021, 35 për qind e fëmijëve të anketuar kanë thënë se janë ndier të bullizuar ose të ngacmuar për shkak të pamjes së jashtme, aftësisë së kufizuar, religjionit, orientimi seksual, statusit ekonomik dhe arsye të tjera.KSipas saj, është e domosdoshme që të rritet përdorimi i Sistemit për Menaxhimin e Informatave në Arsim, përmes të cilit synohet që të rritet raportimi dhe referimi i rasteve të dhunës në shkolla, si dhe trajtimi i tyre përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.