Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 53 vjecarin Hydajet Haxhia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij . Blutë kanë sekuestruar një tip zjarri “Ekol” pistoletë dhe 6 fishekë imitues Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Në fshatin Barbullush, në banesën e tij shtetasi Hydajet Haxhia ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes L. Haxhia, 47 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: – Një armë zjarri tip “Ekol” pistoletë me Nr. 13122076 caliber 9mm – 6 (gjashtë) fishekë imitues (pa leje) Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVijon operacioni per kapjen e autorit te vrasjes se dy vëllezërve në Drisht Shkodër.
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS BLLOKOJNË IBALLËN DHE THETHIN