Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, duke patrulluar në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë konstatuar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit, i kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën “Violeta Manushi”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.