Dhune ne familje, vjedhje ,kanosje e kalim i paligjshem kufiri,ngjarjet e 24 oreve ne Shkoder

Sipas policise më datë 19.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q, vjeç 22, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Guerrile”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës T.Q, vjeç 52. Neni 130/a/2 i Kodit Penal. Më datë 18.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit N.D e K.D, vjeç 74, 57, banues në fshatin Bleran, pasi dyshohet se për motive pronësie e me vetgjyqësi, kanë goditur me grusht me njeri-tjetrin. Neni 277 i Kodit Penal. Më datë 19.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.R, vjeç 66 banues në Velipojë, pasi dyshohet se shtetasi Q.SH, vjeç 69, banues në Velipojë, ka kallëzuar se ka kryer vetëgjyqësi, për një mosmarrëveshje pronësie. Neni 277 i Kodit Penal. Më datë 19.08.2017, shtetasja N.B, vjeç 46, banuese në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshorti A.B, vjeç 53. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Më datë 19.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen A.M, vjeç 42, banues në Velipojë, pasi dyshohet se në një lokal ka ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. Më datë 19.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 30, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se shtetasi D.K, vjeç 45, banues në Shkodër, me detyrë SPZ në Njësinë Administrative Rrethina, ka bërë kallëzim se, është kanosur në telefon, pasi dyshohet se para dy muajve, i ka shoqëruar babanë si person në kërkim, i dënuar për vjedhje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, i cili është ndaluar. Neni 238 i Kodit Penal. Më datë 19.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.L, vjeç 47, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ndërtuar në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal. Më datë 19.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Perlat Rexhepi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Rr.N, vjeç 52, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme dollarësh, varëse e byzylykë ari. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër Më datë 19.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin kosovar A.B, vjeç 26, banues në Bërn-Zvicër, pasi dyshohet se, në Velipojë nëpërmjet lumit “Buna”, në hyrje nga Mali i Zi, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin gjerman me kombësi Shqiptare, K.C, vjeç 41, banues Shkodër, pasi dyshohet se në PKK Muriqan, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakHELMOHET FAMILJA ME 17 ANËTARË, 6 PREJ TYRE FËMIJË
Artikulli tjetërTURQI, PLANE PËR SULM ME BOMBË VRITET ANËTARI I ISIS,4 ARRESTOHEN