Ndeshja e kategorisë së dytë mes Shënkollit dhe Sopotit, e vlefshme për javën e pestë në grupin A u shoqërua me tensione dhe dhunë në fushë.Kapiteni i vendasve goditi me kokë arbitrin kryesor Abdurrahman Kadria nga Peshkopia, duke i shkaktuar dëmtime.Ai u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha pa probleme për jeten.Incidenti ndodhi në minutën e 85-të, kur u ndërpre edhe ndeshja, teksa ishin me rezultatin 1-1. Mësohet se arbitri akordoi një penallti në favor të Sopotit, gjë që nuk u pranua nga vendasit, duke sjellë dhe incidentin.Ndërkohë në lidhje me rastin ndërhynë menjëherë policia ku u moren dëshmitë e protagonisteve dhe në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasin me iniciale B. Z. 31 vjeç, banues në Lezhë, futbollist i ekipit “KF Shënkolli”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa fatet e duelit mes Shënkollit dhe Sopotit do jenë në dorën e Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit.