Dhuna ndaj gazetarit te Zerit te Amerikes Pellumb Sulo, gjate vizites se ministrave Kodheli dhe Beqaj ne Shkoder, edhe denoncuar nga Shoqatat e Gazetareve ne Shkoder.
Union i Gazetareve Profesioniste te Veriut ne nje deklarate per shtyp ka deklaruar se: Shenjester e ketij sulmi verbal e fizik ka qene Pellumb Sulo- gazetar i “Zerit te Amerikes” dhe dekan i gazetareve shkodrane. Eksperienca e gjate, profesionalizmi dhe korrektesa qe e shquajne ne rradhet e gazetareve Sulon solli qe te shmanget ndonje ngjarje edhe me e pakendshme. Sulo me vendosmeri i ka kerkuar sulmuesve te tij te mos e prekin, duke vijuar me kembengulje punen e tij. Rasti i sotem vetem sa i shton nje tjeter faqe te turpshme sjelljes shume te ulet ndaj gazetareve e mediave ne Shkoder. Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV Albania) i ben thirrje Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama, Kryeparlamentarit Meta qe te jene me te ndjeshem ndaj shqetesimeve tona. Gjithashtu, Unioni i Gazetareve te Shqiperise dega Shkoder, shprehet se rasti ne fjale perben nje prove te asaj se ishin pikerisht oficeret dhe shoqeruesit ata qe nuk njohin rregulloren e raportit qe ata duhet te kene me gazetaret pikerisht ne momente te tilla kur askush nuk po i pengonte per te bere punen e tyre, duke i shendrruar pikerisht ata ne pengues te punes se gazetareve dhe shkaktare te dhunes verbale. Dega Rajonale e Shkodres e Unionit te Gazetareve Shqiptare proteston ndaj kesaj sjelljeje te padenje dhe i kujton autoriteteve perkatese te shtetit shqiptar se Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s dhe se mosnjohja e limiteve qe kane efektivet e mbrojtjes ne raport me punen e gazetareve na con shume vite me pas.