Një i moshuar ka rënë pre e dhunës dhe e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në Delvinë, ku persona ende të paidentifikuar pasi e kanë dhunuar 72-vjeçarin Koço Sharpo e kanë grabitur. Raportohet se autorët i kanë marrë të moshuarit një shumë prej 150 mijë lekësh
. Fillimisht të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga të afërmit, më pas ka mbërritur edhe ambulanca. Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Rrëfehet i moshuari: Autori më zuri gojën, po të mos i jepja lekët do me vriste I moshuari, Kosta Shapo i cili u grabit dhe u dhunua sot në Delvinë ka rrëfyer momentet kur një person hyri në banesën e tij dhe pasi e dhunoi i mori 150 mijë lekë. Ai tregon se autori i zuri gojën me dorë dhe me shenja i kërkontë që ti jepte lekët. Kosta Shapo: Ishte ora 3 pas mesnatës. Hapa portën e jashtme, edhe ai ishte në rrëzë të portës, më vuri dorën në gojë dhe ai nuk foli, por ma bënte me shenjë.
Vajta në dhomën e gjumit, kisha 150 mijë lekë, ia dhashë vetë se po mos ja jepja do të më vriste. Ai bëri presion psiqik, por nuk e pashë kishte apo jo armë. 72-vjeçari druhet se hajdutët do ti vinë përsëri për ta grabitur. Kosta Shapo: Por që do më vinë prap, do më vijnë. Do marrin vesh kur unë marr lekët, ata atë punë ruajnë.