Është dhunuar nga përsona ende të paidentifikuar drejtori i Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë Edmir Përndreca. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkures në rrugen Lezhë-Shënkoll, teksa 43-vjeçari po lëvizte me makinen e OSHEE u godit nga pas nga një automjet tjeter. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Drejtorin e OSHEE-së, duke i shkaktuar fraktura në kokë, krah dhe këmbë.
Ai u mor nga autoambulanca dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk ka mundur ende të identifikoje autoret të cilët arriten të largohen. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe po analizon kamerat e sigurisë të disa objekteve përgjatë rrugës Lezhë-Shenkoll me qëlim identifikimin e automjetit të autoreve.
Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e që lidhet me detyren, pasi autoret i kanë ndjekur lëvizjet e drejtorit të OSHEE dhe e kanë qëlluar me sende të forta. Diçka e tillë vjen pas itensifikimit të kontrolleve të OSHEE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonteve debitor.
Edmir Përndreca është emeruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë punes si inxhinier pranë këtij institucioni.