Kreu i bashkisë së Selanikut është sulmuar nga disa persona, duke marrë edhe plagë.
Siç raportojnë mediat vendase Yiannis Boutaris, 75 vjeç, u qëllua me shishe dhe sende te tjera të forta në kokë dhe në këmbë nga një grup nacionalistësh.Incidenti ndodhi gjate nje ceremonie perkujtimore te zhvilluar ne qytetin e dytë me të madh në Greqi, Selanik.
Kryebashkiaku, i cili është i njohur për pikëpamjet e tij anti-nacionaliste, po ndiqte një ceremoni perkujtomore për vrasjen e grekëve etnikë nga turqit në Luftën e Parë Botërore.
Kryeministri Alexis Tsipras dënoi sulmin ndaj Boutaris duke i konsideruar sulmuesit si banditë.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas tha se “banditët e djathtë do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”.