Gjovalin Mark Gjini, kryeplak i fshatit Rraboshtë është dhunuar nga tre persona.

38 vjeçari, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pretendon se është sulmuar dhe dhunuar nga tre njerëz të maskuar. Policia e Lezhes ende nuk ka një version të plotë të kësaj ngjarjeje, por po kryen hetimet e nevojshme, për zbardhjen e incidentit. Nga ana tjetër, kreu i listës së kandidatëve për deputetë, të LSI-së në Lezhë, Viktor Tusha akuzoi drejtëpërdrejtë eksponentë të PS-së për dhunën dhe i bëri thirrje Lindita Nikollës që të ndërhyjë për të ndalur ngjarje të tilla.

Artikulli paraprakPËRPLASJA E ANIJES AMERIKANE, SHTATË TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërSEANCË TË JASHTËZAKONSHME, PRITET ZËVENDËSIMI I DEPUTETES SË PD