Dhunohet agjenti i antidrogës në urbanin e Kamzës, s’e grabitën dot

Keqbërësit e rrugës nuk kursejnë as agjentët e Policisë. Një agjent i antidrogës është dhunuar fizikisht nga tre grabitës të paidentifikuar sot në urbanin e Kamzës, pasi nuk arritën t’i vjedhin portofolin. Agjenti ka arritur t’i kapë në momentin që po i merrnin portofolin nga xhepi, por tre personat ia kanë kthyer me shqelma e grushte, duke i thyer nofullën në dy vende. Mësohet se agjenti është dërguar në për kurim në QSUT, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dëshmia e pasagjerit “Dëgjojmë që fillon konflikti. Këta hajdutet ngrenë zërin dhe thonë që nuk po vidhnim gjë, për Zotin nuk po vidhnim. Kapen me duar, qëllojnë njëri-tjetrin. Te kthesa e Kamzës filloi ky sherr. Shoferi e ndali autobusin por nuk e hapi derën. Udhëtarët nuk ndërhynë. Edhe pse iu lutën fatorinos që të merrnin sigurimin, sepse i njihnin këta dy djemë dhe nuk ishte hera e pare që e bënin këtë punë. Autobusi filloi të ecte para, ranë në qetësi. Kur u afruam te stacioni, pas kthesës së Kamzës (te Dogana mos gaboj), shoferi hapi derën. Njëri nga këta hajdutët para se të zbriste i qëlloi këtij djalit fort me grusht sa e gjakosi dhe ikën askush nuk bëri asnjë gjë për ta ndalur”.

Artikulli paraprakEMRAT E RAMES DHE SHALSIT NE KONTENIERET E MBETURINAVE
Artikulli tjetërVESH FANELLE SPORTI,ISIS TE DENON ME 80 FSHIKULLIME