Gazetari i STAR PLUS në Lezhë Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë sulmuar fizikisht, pasditën e së mërkures.Ngjarja ndodhi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa Paulin Përgjini dhe Indri Ameri janë shpallur në kërkim nga policia për dhunen ndaj gazetarit dhe bashkëshortës së tij.Sulmi ka ardhur pas publikimit të një lajmi ditën e mërkure, që lidhet me një vendim të Gjykatës së Lezhës që dënoi shtetasin F.A me një vit burg për vepren penale “Falsifikim Dokumentash”.
Gazetari Hila dhe bashkëshortja e tij kërkuan ndihmë mjekësore pas ngjarjes, ndërsa vec komunitetit të gazetareve brenda dhe jashtë shqipërisë, reagoi dhe presidenti i Republikës Bajram Begaj, përfaqësues të qeverisë, opozitës dhe drejtues lokal në Lezhë.
Ata dënuan sulmin ndaj fajlës së lirë, duke ju bërë thirrje organeve ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen dhe autoret të marrin dënimin e merituar.Policia ka kryer njësërë veprimesh hetimore në lidhje me ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy agresoreve Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri të aferm me njëri tjetrin, të cilët pas sulmit arriten të largohen me shpejtësi.