Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, pas njoftimeve për 3 raste të dhunës në familje, në Lezhë dhe në Kurbin:

-u arrestua shtetasi B.S, 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve të tyre mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;

-u arrestua shtetasi F.T., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., 49 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.

Policia e Lezhës apelon për të denoncuar çdo rast të dhunës në familje dhe siguron se reagimi ndaj autorëve, do të jetë i menjëhershëm, ndërsa ndihma për të dëmtuarit nga kjo vepër penale, do të jetë e integruar.

Artikulli paraprak18-VJEÇARJA PLAGOS ISH TË DASHURIN ME THIKË, ZBULOI SE E TRADHTONTE NË KOHËN QË ISHIN BASHKË
Artikulli tjetërKALAJA E DRISHTIT E HARRUAR NGA INSTITUCIONET