Policia Vendore e Shkodrës arrestoi shtetasin Robert Staka i cili u akuzua nga babai i tij për dhunë fizike. Policia në njoftimin e saj bën me dije se 37 vjeçari kanosi dhe dhunoi babanë e tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje nga ai, si dhe kishte në posedim një armë imituese. Policia vijon njoftimin e saj se gjithashtu, në një ambient të marrë me qira, të përshtatur me kompjutera dhe me pajisje të tjera elektronike, 37-vjeçari Robert Staka menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm. Në këtë mënyrë janë sekuestruar një armë imituese e armës së zjarrit, 2 kompjuterë, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të një shtetasi, se djali i tij e kanoste dhe e dhunonte, ndërkohë që kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga ai, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë të mundur arrestimin e 37 vjeçarit. Policia shton se në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shërbimet e Policisë kryen kontrolle në banesën e 37-vjeçarit, ku gjetën një armë imituese të armës së zjarrit. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi Robert Staka, në një ambient të marrë me qira, menaxhonte nëpërmjet kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, në të cilat postonte fyerje dhe shpifje kundrejt shtetasve të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”, “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Artikulli paraprakPLAZH NË TETOR NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërMËSUESJA SHKODRANE ZHVAT 200 MILION LEKË