Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Shtutgartit në Gjermani, pasi akuzohet se grabiti një prostitutë 21-vjeçare. Ngjarja ndodhi në një ndërtesë në Leonhardstrasse mbrëmjen e së shtunës.

Pas marrëdhënies seksuale, mes 21-vjeçares dhe 34-vjeçares duket se rreth orës 04:40 ka pasur mosmarrëveshje, gjatë të cilave mësohet se i riu ka sulmuar vajzën dhe i ka vjedhur 130 euro.

Ndërkohë, vajza ishte në gjendje të shtypte butonin e emergjencës, ndërsa sigurimi i hotelit arriti të kapte shqiptarin, i cili u arrestua nga policia. Me kërkesë të prokurorit publik, 34-vjeçari shqiptar më 3 dhjetor 2022 është nxjerrë para gjykatës, e cila ka lëshuar një urdhër-arresti.

Artikulli paraprakVOTIMET E PRIMARËVE NË LEZHË PA PRANINË E KREUT TË PD-SË, ARBEN NDOJ JEP DOREHEQJEN
Artikulli tjetërPRIMARET E PD NË LEZHË, PAKËNAQËSITË E KANDIDATËVE