Dhunoi dy gra në kryeqytet në kërkim autori i rrezikshëm
Një person me rrezikshmëri të lartë sociale në kryeqytet ka dhunuar dy gra në zonën pranë stadiumit Dinamo. Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tij dhe sipas informacioneve të para ai është lokalizuar dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij drejt komisariatit të policisë. Ende nuk dihet identiteti i autorit, por banorët janë tmerruar nga veprimet e dhunshme. Sipas të dhënave të para mësohet se ai është një person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa mësohet se është mbyllur në një banesë dhe nuk hapë derën