Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij në ambientet e gjimnazit “Ali Demi”.

“Geri Lushaj ka marrë forcërisht motrën e tij të mitur F.L, 17 vjeçe nga shkolla ku ajo studjon duke ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike, për motive të dobëta”, sqaroi policia. Sipas policisë, 27 vjeçari Lushaj mësohet se ka qenë edhe më parë i dënuar për veprën penale Dhunë në familje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprën penale ”Dhunë në familje”.

Artikulli paraprakRAMA JEP LAJMIN E MIRË: NË MAJ PËRFUNDON RRUGA TURISTIKE PËR NË VELIPOJË
Artikulli tjetërDORIS PACK: RAMA PO SULMON PROKURORËT PËR TË MBROJTUR MIKUN E TIJ