Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçari që goditi dhe kanosi punonjësit e policisë një muaj më parë për shkak të detyrës.
I riu me iniciale B. K., banues në Mamurras, akuzohet për veprën penale “Kundërshtim, goditje dhe kanosje për shkak të detyrës”.
Ndaj tij, Gjykata e Apelit Tiranë , në tetor 2019, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi me datë 10.09.2019, kundërshtoi , goditi dhe kanosi punonjësit e Policisë së Rendit Publik gjatë ushtrimit të detyrës.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme