Një 40-vjeçar është arrestuarn gjatë ditës së sotme në qytetin e Elbasanit pasi në një shkollë 9-të vjeçare të këtij qyteti, shtetasi në fjalë me inicialet E.D., ka thyer një televizor në korridorin e isntitucionit arsimor dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia, ai i ka kundërshtuar duke ushtruar edhe dhunë.
Për këtë ngjarje 40-vjeçari është arrestuar pas neutralizimit të tij. Mësohet se ngjarja erdhi si rrjedhojë e një konflikti të çastit me rojën e shkollës.
Ja njoftimi i Policisë:Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit, por vihet në pranga 40-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E.D., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit me rojën e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit ka thyer televizorin në korridorin e shkollës dhe në momentin që ka ndërhyrë patrulla e policisë për t’a shoqëruar, ai ka kundërshtuar me dhunë dhe ka fyer punonjësit e policisë, të cilët e kanë neutralizuar dhe vënë në pranga.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.