Dhunon bashkëshorten, arrestohet 32 vjeçari, i gjendet automatik
Një konflikt brenda familjes në qendër të Velipojës në rrethin e Shkodrës mund të kishte pasur pasoja të rënda, nëse policia nuk do të ndërhynte në kohë. Shtetasi Lorenc Ndoci, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, me iniciale L.N, 41 vjeçe, dhe ishte larguar. E dëmtuara ka njoftuar policisë 30 minuta më vonë, ndërsa forcat e rendit janë vënë menjëherë në lëvizjes, duke arrestuar shtetasin Lorenc Ndoci, 32 vjeç. “E dëmtuara u transportua në Spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivi i kësaj ngjarje dyshohet të jetë për motive të dobëta. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.