Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes në prani të fëmijëve, arrestohet në flagrancë nga policia.
Me datë 10.04.2018 , nga specialistët e Seksionit për parandalimim dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi :- Vitor Luca, 49 vjeç, banues në Lezhë
Ky shtetas, dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, edhe në prani të fëmijëve.
Vepra penale në ngarkim të tij “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.