Një efektiv policie ka rënë në pranga për dhunë në familje. Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Gjirokastër, mbrëmjen e djeshme arrestoi nje punonjes policie, mbi bazen e urdhrit te Prokurorit, për veprën penale të “Perndjekjes”.
Policia thotë se “efektivi i policisë eshte Klement Hamzaj 34 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Delvinës”. Ndalimi është kryer në funksion të procedimit penal referuar nga SHÇBA-Gjirokastër, ne shtator 2016, për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130 /a te Kodit Penal, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.